Një zjarr raportohet se ka rënë në një konvikt për vajzat në Elbasan gjatë ditës së sotme.
Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se flakët kanë rënë në katin e pestë të një pallati të përshtatur për kovikt privat.
Gjithashtu bëhet me dije se dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qene një shkendijë elektrike.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka dëme në njerëz, ndërkohë që zjarrëfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Loading...