Lista e studentëve ekselentë në Ministrinë e Financave

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj sqaroi sot se Bordet e Administrimit të Universiteteve do të nxjerrin e listat e studentëve sipas mesatares dhe studentët do të paguajnë sipas skemës përkatëse të vendosur nga Këshilli i Ministrave”.

Në një deklaratë për shtyp, Ahmetaj theksoi se “autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit, qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, të thjeshtë dhe financim të pastër e të plotë”.

“Bordet e Administrimit të Universiteteve, duhet të dorëzojnë listën e studentëve dhe të studentëve ekselentë në ministrinë e Financave”, theksoi Ahmetaj./ATSH/

Loading...