Një 75-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga dy barinj në fshatin Vergo të Delvinës. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia pas denoncimit të familjarëve të tij se kishin humbur kontaktet.
Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policise:
Delvinë/Informacion paraprak
Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.
Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.