Presidenti Ilir Meta dekretoi sot Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH).
“Në mbështetje të nenit 92, pika f, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit, Dekretoj: Zoti Helidon Bendo, emërohet në detyrën e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në njoftimin zyrtar të presidencës
Helidon Bendo zëvendëson në këtë detyrë Visho Ajazin.
ATSH Nga Almarina Gegvataj
Loading...