Familja Ademaj hap dyert e mortit, përcillen në banesën e fundit nënë e bir në Pejë

Sot përcillen për në banesën e fundit nëna 26-vjeçare Mirsada Ademja dhe djali i saj Dioni, 5 -vjeç,

që humbën jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Pejës në Kosovë.
Trupat e pajetë do të varrosen ditën e nesërme, ceremonia mortore do të nisë në orën 15:00 në Gasallhanja.

Nënë e bir ndodheshin në banesë në momentin kur uji ka vërshuar dhe ka marrë shtëpinë e tyre përpara.

Ngjarja tragjike ka trishtuar opinionin mbarëshqiptar.

Vdekja e fëmijës është konstatuar rreth orës 23:00, ndërsa rreth orës 01:20 të së dielës, autoritetet kanë gjetur edhe trupin e së ëmës, pa shenja jete

Loading...