Hoqi motrën si trashëgimtare të pronës së babait, çudit Përparimi: Na doli si e tepërt!

Zhaneta dhe Përparimi kanë ardhur këtë të Dielë në “Shihemi në Gjyq” pasi prej shumë vitesh kanë një konflikt që lidhet me dy prona, atë që u ka lënë gjyshja nga mamaja dhe shtëpia e tokat e babait. Përparimi shprehet vazhdimisht se vajzës nuk i takon pjesë nga pronat, por vetëm djemve.
Sipas tij vetëm ai dhe dy vëllezërit e tjerë kanë të drejtë të gëzojnë nga ato që u ka lënë i ati. Madje kur u pyet nga drejtuesi i programit Ardit Gjebrea se pse e ka lënë motrën jashtë trashëgimisë së babait, ai tha: Na doli e tepërt!

Ardit Gjebrea-Zhanetës: Kë shtëpi do të ndash ti?

Zhaneta: Kemi shtëpinë, plus tokave të gjyshit dhe në komision kur ishte babi gjallë meqë do riktheheshin pronat, vëllai tjetër bashkë me këtë bënë një dokument dhe në atë bënë një dëshmi trashëgëmie ky me atë, në mënyrë që të kenë vetëm këta dhe të mos kenë të tjerë.

Ardit Gjebrea: Ty jo? Kjo është e vërteta?

Përparimi: Kjo është e vërteta!

Ardit Gjebrea: Po pse e ke hequr ti motrën nga trashëgimia?

Përparimi: Motrën e hoqëm nga trashëgimia se na doli si e tepërt!

Ardit Gjebrea: Si të doli motra e tepërt?!

Përparimi: Kjo nuk duhet të ndërhyjë…

Zhaneta: Nuk janë çupat të babait?

Ardit Gjebra: Përparim sot për herë të parë pas 12 vitesh në “Shihemi në Gjyq”, dëgjoj “motra na doli e tepërt”. Si mund të dali motra e tepërt?!

Përparimi: Motra nuk duhet të marrë pjesë, duhet të marrim vetëm ne djemtë. Dhe unë gruan që kam aty, nuk ka marrë pjesë nga vëllezërit, edhe kjo nuk duhet të marrë. Pronën e ke në Itali./tvklan.al

Loading...