Paketa e qeverisë në mbështetje të studentëve shkon në total në rreth 2 milionë lekë.
Kështu deklaroi sot ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për shtyp ku foli në mënyrë të detajuar mbi vendimet e qeverisë në mbështetje të kërkesave të studentëve.
Pasi detajoi efektet financiare që sjell çdo vendim duke nisur nga reduktimi i tarifave universitare, dhënia e bursave dhe mbështetjen për kushtet në konvikte, Ahmetaj tha se “në total kjo paketë shkon në 2 milionë euro”. /atsh/
Loading...