Rama: Me Metën shihemi në gjyq…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zërat se do të ishte në rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do çdekretohet nga Meta.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter

(BalkanWeb)

Loading...