Një person është vënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.
Në kuadër të operacionit të koduar “Vreshti” është bërë i mundur ndalimi i një 37 vjeçari i cili në momentin e ndalimit po vadiste bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush.
Sipas policisë bimët janë konstatuar në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis,
kanë gjetur 37 vjeçarin në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.
Ndërkohë janë asgjësuar nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.
Loading...