Clirim Hoxha
Shqipëria, peng i kujt…?
Kemi Metën Ministër të Jashtëm pa qenë një ditë ambasador apo diplomat. Kemi Bashën Ministër i Jashtëm pa qenë një ditë ambasador apo diplomat karriere. Kemi Tritan Shehun Ministër i Jashtëm me profesion mjek, pa qenë asnjë ditë ambasador apo diplomat karriere. Kemi Haxhinaston Ministër i Jashtëm, apo Panaritin pa qenë asnjë ditë ambasador apo diplomat karriere. Dhe kemi sot Gent Cakajn që propozohet për Ministër të Jashtëm në moshën 28 vjeçare, duke qenë zëvendës ministër i jashtëm, por nuk e do Presidenti duke shkelur kushtetutën.
Është e drejta e çdo Kryeministri që të formatoi kabinetin e tij qeveritar me ata ministra që mendon ai. Këtë të drejtë ja jep ligji, ja jep vota e popullit që Rama e ka me shumicë. Përgjegjësia e qeverisjes i mbetet kryeministrit dhe për çdo ministër të propozuar dhe kërkuar kryeministri mban përgjegjësinë e tij përpara popullit, i cili reagon nëpërmjet votës së lirë në zgjedhjet e radhës.
Si mendoni miq, a mund të veproi me kokën e tij një ministër i jashtëm pa u konsultuar me kryeministrin për çdo qëndrim, për çdo deklarim dhe për çdo veprim? Me siguri që jo. Atëherë, përse Meta nuk e dekreton zotin Gent Caka si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme?!
Por me sa po shikojmë, këtu nuk është fjala për mos dekretimin e ministrit të jashtëm. Problemi është më i thellë. Kërkohet me çdo kusht që Ramës dhe Qeverisë së tij ti vihen shkopinj nënë rrota. Kërkohet destabilizimi me çdo kusht i Shqipërisë përmes protestave studentore etj, me qëllim bllokimin e institucioneve të reja SPAK dhe Byroja e Hetimit, të cilat do të bëjnë që tju iki zëri të gjithë politikanëve të përlyer. (duhet të krijohen deri në fund të marsit)
Por gjithashtu, kërkohet rrëzimi i kësaj qeverie për të shembur ëndrrën e madhe të shqiptarëve për bashkimin kombëtar.
Të gjitha këto mendoj se janë shkaqet e kësaj situate, por ajo që është më kryesorja, populli i ndershëm shqiptar i ka kuptuar të gjitha dhe distancohet nga grupet e qëllimeve të këqija, të cilët të nxitur nga ata që e kanë mizën nënë kësulë, si dhe nga sponsorizuesit fqinjë të destabilizimit, kërkojnë ta mbajnë peng këtë vend dhe këtë popull.