Një 37-vjeçare e cila ishte zhdukur prej disa ditesh është gjetur nga policia. Mësohet se e reja e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Denoncimin për zhdukjen e 37-vjeçares e kanë bërë familjarët e saj.
Njoftimi i policise:
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2023, për largimin nga banesa të shtetases S. H., 37 vjeçe, ju informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier bënë të mundur gjetjen e kësaj shtetaseje. 37-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore.
Loading...