Shtëpia e kryetarit të L’Haÿ-les-Roses në periferi të Parisit u sulmua gjatë orëve të natës nga një automjet me protestues.
Sulmi ndodhi në orën 01:30, gjatë kohës kur Vincent Jeanbrun ishte në zyrën e tij.
Gruaja dhe dy fëmijët e tij ishin në gjumë gjatë kohës kur protestuesit u përplasën me portat dhe i vunë flakën makinës.
Ata tentuan të arratiseshin, por u goditën nga fishekzjarret. Për pasojë gruaja dhe njëri nga fëmijët mbetën të plagosur.
Kryebashkiaku Jeanbrun e cilësoi këtë një tentativë vrasje të disa frikacakëve.
Loading...