Nga sot (3 korrik) Kadastra funksionon vetëm “online” nëpërmjet e-Albania. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media pak ditë më parë.
Ai tha se s’do ketë më zyra të hapura dhe çdo aplikim e kërkesë do të bëhet në “makinerinë digjitale”.
“Ju bëj thirrje mos shkojnë në Kadastër sepse nuk i pret askush, njësoj siç nuk shkojnë në Bankën e Shtetit se nuk i pret njeri edhe në Kadastrën e shtetit nuk do i presë njeri. Kadastra është një dritare përmes e-albania. Aty bëhen aplikimet, aty merr përgjigjet aty vjen dokumenti i pandryshueshëm i pamanipulueshëm. Dhe jo vetëm kaq por sistemi do të jetë i tillë që çdo njeri i interesuar të marrë përgjigje do të shohë se ku është ecuria e procesit”, tha kryeministri Rama.
Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës “e-Albania” duke nisur sot.