Vritet kunati i Gentian Bejtjes, plagoset i biri 13 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin gjatë orëve të mesnatës.

Një atentat i mirëplanifikuar dhe i mirëorganizuar ka ndodhur 3 km larg qendrës së qytetit të Fushë Krujës.

Rreth orës 12 pas mesnatës është qëlluar me kallashnikov ndaj pjestarëve të familjes së 42-vjeçarit Gentian Bejtja.

Për pasojë ka humbur jetën kunati dhe kanë mbetur të plagosur dy djemtë e Gentjan Bejtjes.

I vrarë mbeti Ramazan L. Sino 29 vjeç dhe i plagosur Alvi G. Bejtja 13 vjeç.

Autorët dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri kallashnikov nga distanca.

Për të humbur gjurmët pak minuta më vonë e kanë djegur mjetin në zonën e lapidarit të Tapizës.

Bejtja, një ish-punonjës i policisë së burgjeve, njihet nga strukturat e policisë për backgroundin e tij kriminal dhe hasmërinë e krijuar me disa grupe kriminale të Fushë-Krujës me të cilët kishte qenë më parë në miqësi.

Pavarësisht punës hetimore që po kryhet gjatë natës nga strukturat e policisë, ende nuk ka asnjë gjurmë të autorëve të ngjarjes kriminale.

Më 9 Janar të vitit 2022, Gentian Bejtja i shpëtoi një atentati në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, ndërsa mbeti i plagosur miku i tij 31-vjeçar Klodian Stafuka që ishte me të në makinë gjatë momentit kur ndaluan për të furnizuar makinën në një pikë karburanti. Ngjarja mbetet e pazbuluar.

Gentian Bejtja i shpëtoi po ashtu dhe një atentati me eksploziv të ndodhur në Shtator të vitit 2016 kur në mjetit e tij një sasi eksplozivi shpërtheu dhe e plagosi atë.

Gentian Bejtja njihet si miku i ngushtë i Enver Stafukës, personazh i njohur i botës së krimit i rrëmbyer nga një skuadër “policore” dhe i zhdukur në rrethana të dyshimta në Shkurtin e vitit 2015.

Loading...