Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, është larguar nga Shqipëria. Ai është përcjellë në Rinas nga kryeministri Edi Rama.
Në një postim në “Facebook” Rama ka publikuar foto nga takimi i fundit me të dhe ka shpërndarë një pjesë të fjalës të ish-presidentit amerikan teksa largohent për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” – Bill Clinton”- citon Rama Bill Clinton.
Loading...