Çmendet jugu/ Çmimet e apartamenteve arrijnë deri në 3,500 euro/m2

Çmimet e apartamenteve në resortet e jugut po rriten në mënyrë të shpejtë.

Sipas zyrave të shitjeve çmimet variojnë nga 2,000 deri 3,500 euro për metër katror. Kërkesa për blerje apartamentesh në jug është më e lartë se për vilat.
Çmimet fillojnë nga 1500-1700 euro për metër katror në zonën e Vlorës, për tu rritur më pas në varësi të pozicionit dhe llojit të pronës,

deri në nivelet e 3500 euro, dhe tendenca është gjithnjë në rritje për shkak të zhvillimeve të pritshme në infrastrukturë, çka po përshpejton dhe më shumë blerjet.

Krahas blerjeve cash, ka dhe shumë të huaj që po e preferojnë bregdetin e jugut teksa çmimet, pavarësisht rritjes,

janë më të lira se në vendet e tjera bregdetare të rajonit, si në Kroaci, ku psh në Dubrovnik sipas një kërkimi në internet në zonat e mira luhaten mes 4000-6000 euro/m2, apo në Budva ku shiten deri në afër 4 mijë euro/m2.

Ndërsa, çmimet e qirave janë minimalisht 500 euro/nata për apartamentet dhe tendence 700-1000 euro/nata për vilat”.

Loading...