Në Festivalin e Gjirokastrës, drejtoresha e Operas ushqen me gji në publik të birin!

Ushqyerja me gji në publik është një akt që nuk është parë shpesh në vendin tonë, duke iu referuar personazhëve publikë.

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit, violinistja Abigela Voshtina, është shfaqur për herë të parë mes radhëve të spektatorëve si nënë, duke ushqyer djalin e saj Enean, ndërsa ndiqte Festivalin e Gjirokastrës.
Artistja drejton prej një viti një nga institucionet më me peshë të artit, të cilën e vijon paralelisht me angazhimin si nënë e re.

Përgjatë 8 ditëve, Festivali i Gjirokastrës mblodhi 120 interpretues nga të gjitha trevat shqiptare.

Loading...