Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google”.
Kallanxhi tha se ‘nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici’. Sipas tij, njerëzit kërkojnë për moshën, familjen apo edhe për personin tjetër të përfshirë në skandalin intim, në videon erotike që iu bë publike pak javë më parë ish-kryebashkiakut të Kukësit.
Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici
Neada: Po pse e thua me zë të ulët?
Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri
Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?
Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë. Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë