Është mësuar identiteti i 39-vjeçarit shqiptar, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në spital në Greqi, pak ditë pas aksidentit që pësoi në punë.
Viktima është shtetasi Agim Lyte, baba i tre fëmijëve, nga Hamalli i Durrësit.
Ai ra nga skela e ndërtimit teksa ka qenë duke punuar dhe u transportua me urgjencë në spital. Por,fatkeqësisht, ai nuk arritit dot t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital, pas një jave në gjendje kome.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rethimnos, ku ka ardhur një reagim nga komunitetit shqiptar atje, ku bëhet me dije se lamtumira e fundit 39-vjeçarit do t’i jepet ditën e premte.
Në njoftimin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno thuhet:
“Ai sot iku në moshë të re duke lënë mbrapa një dhimbje e pikëllim të madh per femijët, bashkëshorten, nënën , motrën, të afërmit e tij,
por dhimbje dhe për Komunitetin Shqiptar që jeton e punon në Rethimno por dhe në gjithë Kretën.