Luiz Ejlli kërkon mendimin e fansave: Desha t’ju pyes…

Fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, ka zbuluar përmes postimeve në “Instagram” se është rikthyer në Tiranë. Madje ai tha se ndodhej në zyrat e Top Channel dhe se kishte një pyetje për ndjekësit e tij të shumtë.

Teksa po i afrohej zyrës të BB VIP, këngëtari i dashur për publikun shprehet:
“Jam këtu te zyrat e Top-it dhe desha me ju pyetur diçka ‘a jeni gati për treshin’”.

E me siguri që fansat do i shkruajnë se janë gati pasi ky reality show gjithmonë gozhdon publikun para ekranit të Top Channel.

Ndërkohë kujtojmë se pas eksperiencës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luizi ka publikuar këngë të reja si në bashkëpunim ashtu edhe solo. Por jo vetëm kaq pasi ka pasur koncerte të shumta në vendin tonë, Kosovë, shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu Ejlli është edhe pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”, xhirimet e të cilit po bëhen në Korçë.

Loading...