Dhunimi i kushërinjve Maja/ Administratori i gurores: ‘U bëj ftesë të ulemi në diskutime’

Pas dhunës barbare të ushtruar ndaj 2 kushërinjve Maja nga fisi Rraja për guroren në Borizanë, administratori i kësaj guroreje, Alfred Karaj, u ka bërë ftesë banorëve të Borizanës dhe fisit Maja që të ulen dhe të diskutojnë për të zgjidhur këtë situatë.

Kjo ftesë është bërë nga stadio e emisionit Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, ku Alfred Karaj ka qenë i ftuar.

Ai thotë se do ta mbyllë guroren nëse provohet që dëmtimet e banesave në fshatin Borizanë janë bërë nga shpërthimet në gurore.

Spartak Koka: Si mund të gjejmë një zgjidhje ku kemi 2 të plagosur rëndë?

Alfred Karaj: Kjo histori sipas meje zgjidhet me të ulemi, jam i gatshëm, bëj ftesë të përballemi me ta me diskutime me gjithçka.

Spartak Koka: Me gjuhë mirëkuptimi apo jo?

Alfred Karaj: Me gjuhë mirëkuptimi. Të ulemi të diskutojmë. Nëse unë dal fajtor u kërkoj falje publike edhe shoh punët e mia. Në gurore nuk shkoj më atje, gurorja le të mbyllet. Po s’e mbylli shteti e mbyll unë. Sepse nuk jemi që të pasurohemi neve edhe fshatit t’i shemben shtëpitë. Jo, shtëpia është e shenjtë. Nëse shemb shtëpinë e dikujt, do të shembet e jotja nesër. Nuk jam për atë, kurrë. Nuk ndodh, me mua nuk ndodh.

Loading...