Një apartament në Pazarin e Gjirokastrës është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme ku si pasojë e një problematike në linjën e energjisë elektrike, ka marrë fillimisht flakë kasa elektrike e apartamentit dhe më pas zjarri është shpërndarë në gjithë banesën.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë vendosur nën kontroll flakët.
Loading...