Në dy postime në Twitter, Trump ka thënë se ai nuk dëshiron edhe provokim nga ana e kurdëve ndaj Turqisë.
Forcat amerikane kanë luftuar së bashku me milicinë kurde në veri të Sirisë kundër militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik ISIS.
Mirëpo Turqia i konsideron pjesëtarët e Njësiteve kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG) si terroristë.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar me zemërim për mbështetjen amerikane ndaj këtij grupi dhe ka premtuar se do ta shkatërrojë atë.
Komentet e Trump kanë ardhur pas kritikave që ka pranuar presidenti amerikan kur ka njoftuar për tërheqje të trupave amerikane nga Siria. Konflikti në Siri ka nisur më 2011 derisa SHBA-ja është përfshirë në të më 2015./TCH