“Ujërat janë turbulluar” ditët e fundit në Shqipëri, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetit Arben Ahmetajt.
Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja ngre pyetje pse nuk u vendos që ditën e djeshme në rend dite, për t’u marrë ky vendim, megjithatë pas këmbënguljes së Grupit Parlamentar të PD-së, u krye Seanca e Posaçme ditën e sotme, ku opozita dhe mazhoranca i dhanë dritë jeshile Prokurorisë për të vazhduar në hapat e mëtejshëm.
Në një intervistë në FaxNews, me gazetaren Xhilda Kondi, deputeti ka rikujtuar se ka qenë Jorida Tabaku, e cila në 2015 ka kërkuar interpelacnë me Damian Gjiknurin mbi shqetësimin për inceneratorët.
Në vlerësimin që bën për SPAK dhe hetimet, Gështenja shton se do duhej të bëhej më parë ku sjellë në vëmendje inceneratorin e Elbasanit, për të cilin thotë se është një rast i paprecedent.
Gështenja: Nuk e kuptoj pse nuk duhej përfshirë që dje vendimi për imunitetit e Ahmetajt në rendin e ditës në Parlament. Pas këmbënguljes së GP të PD-së, u vendos që të ishte seanca e posaçme ditën e sotme.
PD ka kohë që ka ngritur këto shqetësime, lidhur me mënyrën e Mazhorancës me aferën e inceneratorëve. Denoncimi i parë publik ka qenë në 2015 nga Jorida Tabaku kur ka kërkuar një interpelancë me z.Gjiknuri.
Gjithsesi ka qenë PD që ka depozituar kallëzim fillimin e hetimeve në SPAK dhe ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor.
Kemi depozituar në SPAK dosjen e plotë, falë punës së këtij Komisioni jemi përpara këtyre fakteve. SPAK duhet inkurajuar megjithëse do duhej të kishte filluar më herët ky hetim. Inceneratori i Elbasanit, është vënë në sekuestro vetëm 2 ditë përpara se t’i përfundonte afati ligjor i kontratës. Asnjëherë s’është vonë, nëse do t’i shkohet deri në fund këtij procesi jam i bindur jo vetëm z.Ahmetaj, Bllako, por i gjithë zinxhiri i drejtuesve të qeverisë janë pjesë e këtyre të procedurave, do përfundojnë përpara drejtësisë.
Organet e Drejtësisë, do ta përcaktojnë se kush e ka shkelur ligjin më shumë apo më pak. Të ikim nga gjuha e akuzimit, është Prokuroria që ngre akuza dhe Gjykata që vendos.
Inceneratori i Elbasanit nuk ka pasur procedurë. Është rast i paprecedentë, ku dy njerëz pa pasur biznes, krijojnë një firmë, në momentin e parë që Bashkia e Elbasanit e ngre si shqetësim emergjent pastrimin e qytetit, dy ditë pas shkresës, krijohet kompania e parë, e cila është dhe përfituesja e këtyre bizneseve. Është i njëjti grup njerëzish që përfitojnë. Nëse do i shkohet deri në fund të hetimit, jo vetëm z.Ahmetaj, por edhe zyrtarë të tjerë, janë në pritje për të njëjtin vendim si për Ahmetajn.
Nëse Shqipëria do duhet të behet, duhet të marrë fund, pandëshkueshmëria. Kam besim se ka fakte që nuk mund të mbulohen.