“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”.
Kështu i tha policisë 45 -vjeçari me origjinë shqiptare që qëlloi dhe vrau 50-vjeçarin shqiptar, mesditën e së enjtes, jashtë karburantit në zonën e Analipsit në Selanik.
Autori, i cili u dorëzua sot, rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe ku ka lënë armën që ka përdorur për të vrarë shokun e tij, shkruan protohtema.gr.
Lajmi në përditësim…
Loading...