Lajm i fundit/ Aksident në Vlorë

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:30, në aksin rrugor “Vlorë-Orikum”. Burime zyrtate nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet D. S., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një bordurë prej betoni, në anë të rrugës.

Nga përplasja, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi R. D., 45 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi D. S. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Loading...