Kishte shkuar me pushime, ekzekutohet në Greqi biznesmeni, 3 muaj më parë i kishin vrarë shokun

Një atentat ka tronditur qytetin grek të Halkidikit, ku një biznesmen 39-vjeçar ka mbetur i vrarë.

Sipas mediave vendase, biznesmeni është me origjinë nga Shkupi dhe kishte shkuar në Greqi me pushime.

Ai po qëndronte në një dhomë që kishte marrë me qira së bashku me disa miq, kur disa persona të maskaur hapën zjarr drejt tyre.

Biznesmeni 39-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një mik i tij 43-vjeçari është transferuar dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

Identitetet e tyre ende nuk bëhen të ditur, por raportohet se 39-vjeçari ishte pronar i një kazinoje në Shkup,

ndërsa tre muaj më parë i ishte vrarë edhe një shok tjetër.

Loading...