Hungaria ishte suksesi i radhës për mundësin çeçen që mbron flamurin kuqezi. Zelimkhan Abakarov ka regjistruar një tjetër medalje të artë, duke mposhtur në finalen e kompeticionit, mundësin kazak Dastanbek. Përballja u mbyll në shifrat 4-1, me Abakarov që mbyll kështu me sukses turneun, në peshën deri 61kg.
Turneu ishte vërtet interesant, me Abakarov që mposhti në gjysmëfinale Vladimir Kudrin nga Kazakistani, ndërsa mbylli me sukses dhe sfidën ndaj Dastanbek, duke dominuar në tapet.
Kjo nuk është hera e parë që Abakarov ngre lart flamurin shqiptar, pasi mundësi me origjinë çeçene ka fituar të tjera medalje për Shqipërinë pak kohë më parë. Në kompeticionin e zhvilluar në Hungari, sukses regjistroi dhe Islam Dudaev që siguroi medaljen e bronxtë.