Mundësi Vilson Ndregjoni është nga ata që ka kontribuar shumë për sportin shqiptar. Ai është shpallur 4 herë kampion kombëtar në vitet 2009-2011, ndërsa u shpall kampion për të rritur në peshën 65 kg nga viti 2011 deri në vitin 2015. Ndregjoni mbahet mend për përfaqësimet e bëra si kuqezi, si në Botëror ashtu edhe në Europian.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka uruar suksese atij në të ardhmen, pasi Ndregjoni është vetëm një hap larg UFC.
“Çunat si Vilson Ndregjoni janë të rrallë! 🥊
Ai ka qenë kampion në mundje në 🇦🇱 Shqipëri për 17 vjet, si dhe kampion MMA në Amerikë 🇺🇸. Sot Vilsoni është shqiptari i parë një hap larg UFC. 👏
Mezi presim që të gjithë çunat dhe gocat, që sot e kanë ngritur emrin e Shqipërisë, e sidomos Tiranën, në nivelet më të larta kudo në botë, të shkëlqejnë ashtu si Vilsoni dhe gjithë shokët e tjerë!
Suksese miku im në ndeshjen e rradhës më 2 Shtator, në Paris!” – Shkruan Veliaj. Kujtojmë që Ndregjoni është kampion MMA në Amerikë.