Nga skandali i Gjicit te dhuna e Rrajave dhe dosja Ahmetaj, ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për shtyp pas një takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës Rama është pyetur në lidhje me zhvillimet e fundit të drejtësisë që kanë prekur ish-bashkëpunëtorët e tij socialistë, më konkretisht Safet Gjici, Rrahman Rraja dhe Arben Ahmetaj, emrat e të cilëve janë përmendur gjerësisht për problemet dhe lidhjet me ngjarjet e jashtëligjshme.

Rama u shpreh se për të gjitha këto pyetje “duhet të klikojnë” në faqen e tij në Facebook, ku sipas tij përmes një mesazhi për shqiptarët ai ka dhënë përgjigje për të gjitha.

“Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Facebook dhe t’i referoheni mesazhit tim për shqiptarët ku këto pyetje edhe më shumë kanë marrë përgjigje. Edhe për Rrajën duhet të klikoni në faqen time dhe t’i referoheni mesazhit për shqiptarët, aty e keni përgjigjen”, u shpreh Rama.

Loading...