I ftuar në një intervistë televizive gazetari Igli Çelmeta tha se Arben Ahmetaj, ndonëse është shprehur se ndodhet në Londër, kjo mund të mos jetë e vërtetë. Çelmeta tha se Ahmetaj mund të ndodhet në vende që Shqipëria nuk ka mundësi ekstradimi për veprat penale për të cilat akuzohet.
“Avokatët kanë thënë që Arben Ahmetaj ndodhet në Londër por unë dyshoj që kjo të jetë e vërtetë. Ai mund të ndodhet edhe në vende që Shqipëria nuk ka mundësi estradimi për veprat penale për të cilat akuzohet.
Në një farë mënyre Ahmetaj e pranoi që është i përfshirë në aferën e inceneratorëve, port ani po Lufton që të nxjerrë edhe emra të tjerë. Apo po luan me dy porta. Pritet që të ketë edhe 7 urdhër arreste për persona të tjerë në dosjen e Arben Ahmetajt për inceneratorët.
Një urdhër arresti do të jetë për Arben Ahmetajn i cili është shpallur në kërkim dhe brenda dy javësh nëse nuk gjendet në Shqipëri, do të shpallet në kërkim ndërkombëtar”, u shpreh gazetari Çelmeta.