Një tragjedi ka ndodhur në Garbagnate, (Milano): ku dy 15-vjeçarë me biçikletë, një djalë dhe një vajzë, të cilët po kalonin vizat e bardha, u përplasën nga një furgon mbrëmë.
I riu ka ndërruar jetë, ndërsa shoqja e tij ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Shoferi, një rumun 32-vjeçar, i cili më pas ndaloi për të ndihmuar, doli pozitiv për testin e alkoolit dhe pa patentë: ai u arrestua për vrasje me automjet.
Ekipet e shpëtimit ndërhynë me dy autoambulanca dhe një helikopter.
Djali u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ku humbi jetën vetëm disa minuta pas ngjarjes.
E reja, në një helikopter, në spitalin Niguarda në Milano në gjendje kome.
Personi i arrestuar është dërguar në burgun “San Vittore” të Milanos, ndërsa organet gjyqësore kanë urdhëruar kryerjen e autopsisë së trupit të viktimës.
Po vijojnë hetimet e mëtejshme nga policia.