Mjaltë,kos dhe arra,mëngjesi ideal për të nisur ditën

Kos me mjaltë dhe arra, mëngjesi ideal për të nisur ditën
Është mëngjesi më ideal dhe i shëndetshëm për të gjithë familjen.

Për përgatitjen e kësaj recete ju duhen vetëm pak minuta dhe për më tepër do t’ju shijojë pa masë.
Përbërësit:

2 1/2 gota kos,
3/4 lugë gjelle vanilje,
1 1/2 gota arra,
3/4 filxhan çaji mjaltë.
Përgatitja:

Ngrohni fillimisht furrën në temperaturën 180 gradë Celcius.
Hidhni arrat në një letër pjekje dhe vendosini në furrë.
Lërini të piqen për 8 minuta. Më pas hidhini në një tas të ftohen.
Kombinoni kosin, vaniljen dhe arrat në një tas për servirje.
Hidhni mbi të mjaltin, dhe pak pluhur kanelle.
Shërbejeni menjëherë ose mund ta ruani në frigorifer.

Loading...