Arrestohet në Vlorë i shumëkërkuari nga drejtësia spanjolle

Kapet dhe vihet në pranga në qytetin e Vlorës, një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Arrestimi i 33-vjeçarit u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Shiqtari në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave.

Pas arrestimit, autoritetet pritet të kryejnë të gjithë procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Spanjës.

Vlorë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet në Vlorë, operacioni policor i koduar “Castellon”, i zhvilluar nga Fast Albania në bashkëpunim të ngushtë me strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tiranën. Kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë Spanjolle, pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Në vijim të opeacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Fast Albania, në bashkëpunim me Policitë Vendore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është finalizuar një tjetër operacion në bashkëpunim të ngushtë me DVP Vlorë.

Bazuar dhe në inteligjencën policore, strukturat e hetimit të krimeve dhe ato operacionale në DVP Vlore në bashkëpunim me njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Castellon”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të shtetasit : -V. H, alias V. H, alias V. J, 33 vjec, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, më datë 06.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave. Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Loading...