Këngëtarët italianë, ikonë të viteve ’80, dhurojnë momente magjike në Lungomare

Këngëtarë ikonë të viteve ’80 i kanë dhuruar një shfaqje të paharrueshme qytetarëve vlonjatë dhe turistëve në Vlorë teksa kanë performuar në një skenë të improvizuar në Lungomare.

Në fjalën e tij Pupo vlerësoi lidhjen mes kombeve të Italisë e Shqipërisë dhe shprehu mirënjohje për mikpritjen vlonjate.

Pupo e vlerësoi një sukses të madh koncertin që vjen si iniciativë e biznesmenit Sinan Idrizajt dhe tha se po e mendon seriozisht të bëjë një investim në Vlorë, si një qytet me potencial të madh zhvillimi.

Madje ai u shpreh se do të ishte i nderuar të bëhej qytetar i Vlorës.

‘Shiko sa shumë njerëz janë këtu në Lungmare në Vlorë. Është një sukses i madh dhe iniciativë e Sinan Idrizit. Faleminderit të gjithëve. Po mendoj seriozisht që të bëj një investim këtu në Vlorë sepse është një vend i zhvilluar dhe mund të shijosh jetën.’- tha Pupo.

Të pranishëm në koncert janë këngëtarët Albano, Riccardo Fogli, Pupo, Mietta, Marco Masini, Matia Bazar, Iva Zanicchi, Michelle Zarillo dhe Scialpi.

‘Më pëlqen shumë. Më pëlqen shumë. Është një atmosferë e bukur! Jemi vëllezër! Jam i emocionuar. Është bukur të jesh këtu’- u shpreh Scialpi

‘Shumë ngrohtë sot, por është shumë bukur të jem këtu.’- u shpreh Marco Massini.

‘Kam qenë disa vite më parë. Është shumë bukur, do të vij që të bëj pushimet këtu, sepse nuk kam para që të blej shtëpi (qesh)!’- Ricardo Fogli.

Koncerti në Lungomare është i hapur për të gjithë ndërsa është organizuar nga Sinan Idrizaj në bashkëpunim me konsullatën italiane në Vlorë si dhe bashkinë e Vlorës. Rrthe 10 mijë spektatorë ndoqën live koncertin e këngëtarëve italianë.

Loading...