U fut për tu larë, por nuk doli më, mbytet në sy të gruas dhe fëmijëve shqiptari

Një ngjarje e rëndë, raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme, ku një shtetas 52-vjeçar shqiptar humbi jetën në Itali, pasi ishte futur në lumë për tu larë.

Agron Gjyla humbi jetën në sy të gruas, fëmijëve dhe miqve, me të cilët kishte dalë për një piknik buzë lumit Oglio.

Agron Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për t’u freskuar. Disa burra nxituan menjëherë në ndihmë të tij, dhe arritën ta kthenin në breg, shkruajnë mediat italiane.
Me të mbërritur në vendngjarje, avioni dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit.

Hetimi policor për rastin është duke u zhvilluar.

Loading...