Autoritetet italiane kanë arrestuar dy vëllezërit shqiptarë, Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç si autorë të dyshuar të ngjarjes
ku u vra 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën dy bashkatdhetarë të moshës 26 dhe 28 vjeç.
Dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në autostradë në kryqëzimin Villesse,
rreth 20 kilometra nga kufiri me Slloveninë.
Të rinjtë kishin veshur rroba të reja, ku disa prej tyre ende me etiketa të ngjitura të cilat dyshohet se jatë vjedhur ose blerë me nxitim gjatë arratisjes dhe kishin plagë të vogla me thikë në duar, sipas të gjitha gjasave të shkaktuara gjatë sulmit.
Loading...