Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “A Show” ka komentuar mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të ministrisë së Jashtme.
“Sinqerisht nuk e kam njohur atë djalë, kur filloi të bëhej element i medias fillova të kërkoj CV –në e tij dhe nuk e dija që ishte zv.ministër i Jashtëm. Dhe ai nuk duhet të jetë edhe kryenegociator. Përtej faktit që ai është i lexuar, s’njeh procesin tonë.
Fakti që është nga Kosova, ishin ekzagjerime. Fjala ‘turp’ ka inflacione, ky djalë nuk ka as mandat përfaqësimi. Mua më vjen keq, por përderisa ëshë kaq i mirë pse nuk ia cojmë Kosovës?! Kosova ka nevojë për të tilla potenciale”, tha ajo.
Loading...