Vijojnë vatrat e zjarrit në fshatrat e Fierit, rrezikohen edhe banesat

Masivet pyjore të Peshtanit dhe Kreshpanit ne Fier edhe mëngjesin e kësaj të mërkure vijojnë të jenë nën flakë, ku për pasojë është bllokuar aksi rrugor Cakran-Fier.
Një vatër e cila ka qëndruar aktive përgjatë gjithë natës, në mesnatë, ka mare përhapje më të gjerë duke rrezikuar edhe banesat në Kraps, por falë ndërhyrjes së shpejtë të mjeteve zjarrfikëse është neutralizuar.
Mesohet se 6 mjete zjarrfikëse në terren për neutralizimin e flakëve dhe 80 forca ushtrie.
Ndërkohë që në ndihmë të tyre ka mbërritur edhe helikopteri Cougar, pasi era po favorizon përhapjen e flakëve dhe riaktivizimin e vatrave te zjarrit.

Loading...