Sëmuret zv. ministrja e Shëndetësisë, qeveria paguan shpenzimet e kurimit

Qeveria shqiptare do t’i mbulojë rreth 30 mijë euro shpenzime mjekësore, zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Sipas njoftimit të botuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare, Rakacollit do t’i mbulohen 3 milionë lekë të reja shpenzime mjekësore dhe ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në vendimin, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi në Fletoren Zyrtare, nuk specifikohet sëmundja nga e cila po mjekohet Mira Rakacolli.

VENDIM

Nr. 441, datë 19.7.2023 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. MIRA KAPISYZI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, si dhe të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Mira Kapisyzi, në masën 3.000.000 (tre milionë) lekë.
Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Loading...