Adriatik Lapaj në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV ka treguar rrugëtimin e nismës së re, që sipas tij do të nisë në shtator. Ai tregoi se do të se do të bëjnë bashkëbisedim për të grumbulluar një vullnet të madh popullor. Lapaj u shpreh se ky vullnet popullor do të ushtroje një presion te klasa politike për të imponuar idetë e tij, për të cilat ka nevojë Shqipëria.
“Nuk është se më kërkojnë mua, kërkojnë idetë. Idetë për të cilat unë po luftoj janë idetë që i kanë munguar Shqipërisë. Është nevoja për të luftuar për demokratizimin e vendit. Nevoja për të hapur garën në vend. Demokracia këtu nuk është funksionale. Njerëzit i thërret dhe i ndjell karshi personit tim lufta që unë po bëj për referendumet.
Ne nuk kemi një instrument juridik në dorë për tu përballur me qeverinë.
Vota e emigrantëve nga vendet ku jetojnë, për të votuar aty ku jetojnë. Vendimi i GJK i ka lënë detyrë që të plotësohet ligji.
Debati për depolitizimin e administratës zgjedhore.
Nuk është çështja e Adriatikut, por e atyre që unë them dhe janë pikat ku duhet të riorientohet demokratizimi i Shqipërisë.
Ne nuk jetojmë në demokraci reale, ne jetojmë në një sistem miks, mes anarshisë dhe kleptokracisë. Pra rrëmujës dhe hajdutërisë.
Unë kam thënë që në shtator një organizim i ri qytetar dhe intelektual do të zbresë në terren për të folur dhe për të dëgjuar qytetarët.
Nuk është çështje partish, por e formulës dhe e ligjit. Nuk ndryshon se bëhet një parti më shumë.
Po zbresim në terren për të bashkuar vullnetin e qytetarëve, demokratëve dhe socialistëve.
Ne do bëjmë bashkëbisedim dhe për të grumbulluar një vullnet të madh popullor për të ushtruar një presion te klasa politike për të imponuar këto gjera.
Pastaj rrugës nëse këto nuk reflektohen ky bashkim i madh njerëzish do të përballet politikisht në zgjedhje nëse partitë nuk pranojnë të demokratizohet vendi”, tha Lapaj.