Italia dhe Turqia dorëzojnë kërkesën e përbashkët në UEFA: Duam të organizojmë EURO 2032

Pas negociatave me Federatën Italiane të Futbollit, Federata Turke e Futbollit bëri një aplikim të përbashkët sot në UEFA për të organizuar së bashku EURO 2032.

Lajmi u bë me dije nga vetë Federata Turke e Futbollit, sipas të cilës, zhvillimi me sukses i kompeticioneve të mëparshme të përbashkëta si EURO 2020, EURO 2012 dhe EURO 2008, 2002 FIFA World Cup dhe Kupa e Botës FIFA 2026 që do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja, është tregues se edhe një bashkëpunim mes Italisë dhe Turqisë mund të jetë i suksesshëm.
Sipas mediave italiane dhe atyre turke, ende nuk ka një përgjigje nga ana e UEFA-s sa i përket kësaj kërkese, ndërkohë që, nëse oferta pranohet, qytetet pritëse dhe stadiumet do të përcaktohen në një fazë të mëvonshme, pas dakordësisë mes dy federatave dhe ndarjes së numrit të ndeshjeve në mënyrë të barabartë.

FIGC kishte paraqitur dosjen e saj në UEFA më 12 prill, e cila parashikonte 10 stadiume protagonistë të eventit më të rëndësishëm futbollistik në Europë (Milano, Torino, Verona, Genoa, Bolonja, Firence, Roma, Napoli, Bari dhe Cagliari). Tani, megjithatë, do të merren parasysh vetëm 6.

“Skena e futbollit evropian, rrit vlerat e miqësisë dhe bashkëpunimit, duke përfshirë dy botë të karakterizuara nga rrënjë të thella historike, dy kultura të cilat, gjatë mijëvjeçarëve, kanë kontaminuar reciprokisht njëra-tjetrën, duke ndikuar ndjeshëm në historinë e Evropës Mesdhetare. Kjo ngjarje shërben si një urë ideale për ndarjen e pasioneve dhe emocioneve të lidhura me sportin”, u shpreh Gabrielle Gravina, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit

Loading...