Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fotoksinë. Pranvera Berisha mësohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi fotoksinë në banesën e saj.
Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kane transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.
Mjekët e spitalit të Beratit, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, e kanë transportuar gruan drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku pas disa orësh ajo gjeti vdekjen. Mësohet se gruaja kishte vendosur të vriste veten pas një sëmundjeje të rëndë që kishte prekur vajzën e saj.
43-vjeçarja Pranvera Berisha prej disa vitesh punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të qytetit.
Loading...