‘Pse ankoheni për çmimet në jug! Ejani këtu dhe nuk paguani asgjë! Braçe iu drejtohet pushuesve që ‘qahen’

Deputeti socialist, Erion Braçe, rekomandon Divjakën si një ndër plazhet më të pastra dhe ekonomike në vendin tonë. Kombinimi i parkut, lagunës, plazhit e ajrit e favorizojnë Divjakën.

Marrë shkas nga ankesat e vazhdueshme të pushuesve vendas, se plazhi në jug është i shtrenjtë, ai thotë se në Divjakë do të realizoni pushimet ideale me një buxhet të reduktuar, aq sa mund ta përballojë xhepi i çdokujt.

Braçe i drejtohet të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë marrë një vendim ku do të pushojnë, duke renditur disa arsye përse duhet të zgjedhin Divjakën.

KA PARK E LAGUNE PAFUND-KETO JANE PLUS;

KA NJE BREG TE PAFUND KU GJITHCKA ESHTE E LIRE-TI NUN PAGUAN PER TE HYRE NE PLAZH,

TI NUK PAGUAN PER TE BERE PLAZH, E VE CADREN KU TE DUASH E NUK TE BEZDIS KUSH-KETO JANE PLUS;

Ju degjoj te ankoheni se pak me poshte ne Jug CMIMET JANE TE SHTRENJTA;

Po pse paguani e pse ankoheni per cadrat e “dy krevatet” atje? VETE SHKONI E VETE PAGUANI!

Ja ku eshte DIVJAKA, PA PAGESE!

Ju degjoj qe ankoheni se pak me poshte ne JUG, ushqimi su pelqen dhe eshte i shtrenjte; PO PSE ANKOHENI E PSE PAGUANI?

Ja ku eshte DIVJAKA, cdo ushqim DETI apo TOKE, eshte i yni, i fresket-dale nga deti dhe vjele nga toka, ME 50% TE CMIMIT ATJE POSHTE NE JUG!

Hajde ne Divjake dhe je I LIRE!

Loading...