I mori jetën gruas dhe e hodhi në gropën septike, gjendet i vrarë Gjergji Mullalli

Disa orë pasi kreu krimin makabër, duke vrarë me armë zjarri gruan e tij dhe më pas e hodhi në një gropë septike, policia e Korçës thotë se ka gjetur të vetëvrarë autorin, shtetasin Gjergji Mullalli 55 vjeç.

Raportohet se ai është gjetur pa shenja jete në afërsi të fshatit Zëmblak, ku një ditë më parë ndodhi krimi i rëndë.

Dyshohet se Mullalli ishte strehuar në banesën e një kushëririt të tij në afërsi të zonës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku 55-vjeçari sipas policisë vrau me armë zjarri Luiza Mullallin dhe më pas e hodhi në një gropë septike.

Loading...