Habit ish-banorja e BB VIP/ Pse Stresi i kërkoi 10 mijë euro Luiz Ejllit?

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “E Diell”, ku u bë pjesë e rubrikës “Dielli apo Hëna”.

Madje ajo nisi e para edhe lojën me fotografi, ku në mënyrë krejt rastësore do të merrte 5 imazhe të ndryshe që përfshijnë dy personazhe të njohur të ekranit, një vend, send dhe një emoji.

Julianës i ranë Stresi, një strip club, emoji dashur dhe Luiz Ejlli dhe me këto krijoi historinë e saj, e cila i dha edhe fitoren.

“Stresi djalë i mirë. Arkimed Sali Lushaj nga Tropoja shkon në një strip club dhe nuk ka lekë. Po çfarë bën? E thirr shokun e tij Luiz Ejlli, i cili ka fituar Big Brother dhe i thotë ‘mi jep 10 mijë euro të shkoj në strip club, të paguaj disa goca, të bëj qejf sepse më ka lënë gruaja’. Po bëj shaka, se ka lënë. Fundi është shumë i lumtur”, shprehet Juliana Nura.

Loading...