Gjendet e vdekur brenda banesës një grua

Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Patos një 63-vjeçare.

E moshuara është identifikuar si shtetasja me iniciale L.G., dhe u gjet sot në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji”.

Gruaja dyshohet se ka humbur jetën prej disa ditësh, pasi trupi i saj ishte drejt dekompozimit,

Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë, pasi nga shtëpia e së ndjerës vinte aroma e rëndë për shkak të trupit të pajetë.

Loading...