Bled Mane ironizon keq Kiara Titon: Nuk e njoh atë, ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet…

Gazetari i njohur, Bledi Mane, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “S’e luan Topi”, ku nuk ka lënë pa thumbuar Kiara Titon. Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se kishte shumë dëshirë që të festonte ditëlindjen e tij brenda në “Big Brother VIP 2”, por nuk mundi pasi doli para kohe. Ai vijoi duke thënë se ditëlindjen e ka pasur më 8 mars dhe dëshira e tij ishte t’a festonte me banorët, pasi ishte dhe një mundësi e mirë që të mos harxhonte para.

Pjesë nga intervista:

Bledi Mane: Kur u futa thashë do rri sa më gjatë që ta festoj ditëlindjen këtu sepse nuk do kem shpenzime.

Erjona Rusi: Ti dole dhe hoqe dorë nga kjo dëshirë vetëm për Kiarën i bie!

Bledi Mane: Kur dola nuk e mendova gjatë që kisha dhe ditëlindjen sepse atje brenda është tjetër trysni dhe hesapet që bën jashtë, nuk qëndrojnë.

Erjona Rusi: Ta paska Kiara borxh një ditëlindje? Një festë për 50-vjetorin meqë nuk e festove dot brenda?

Bledi Mane: Flitet që njerëzit që kanë konsumuar shumë alkool, kanë probleme e memorien e shkurtër. Tani ky emri që më përmende është italisht dhe nuk më kujton ndonjë gjë.

Erjona Rusi: Nuk të kujton asnjë gjë ky emri?

Bledi Mane: Jo! Se di ndoshta kam pasur ndonjë gocë në fakultet, por për momentin nuk më kujtohet!

Loading...