Vrau bashkëshorten e më pas veten, dalin në dritë detaje të reja nga tragjedia e familjes Mullalli, çfarë rrëfyen Luiza dhe Gjergji në gjykatë kohë më parë

Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli. Pas rrethimit nga Policia, autori i krimit, Gjergji Mullalli u gjend i vrarë.

Emisioni “Uniko” ka zbardhur të tjera detaje që çuan në krimin e rëndë brenda familjes, ku bëhet me dije se ka qenë një mesazh që ka çuar në keqkuptimet mes çiftit.
Pjesë nga emisioni:

Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë. Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet. Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë. Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan sëbashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.

Prindër të 2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.

Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës. Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.

Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër.

Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit. Ky mesazh që ishte dërguar nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjigjit pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë

Loading...