Hedhja e mbetjeve jashtë zonave të përcaktuara apo koshave përbën krim mjedisor. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka publikuar sot një video në rrjetet e saj sociale, ku denoncon rastin e dy automjeteve në aksin Vlorë – Orikum të cilat në mbrëmje hedhin mbetjet jashtë koshave.
“Ja ç’ndodhi në aksin nacional Vlorë-Orikum, ku dy makina private njëra pas tjetrës shkojnë natën si kusarë dhe hedhin mbeturinat jashtë kazanëve pavarësisht se kazanët janë bosh! Me të tilla raste përballen ekipet e pastrimit çdo ditë, nga individë e biznese, që publiken e shohin si tokë pa Zot dhe i hedhin kuturu plehrat, jashtë pragut të tyre”, shkruan Kumbaro, duke njoftuar angazhimin e Policisë së Shtetit për ndalimin e autorit dhe Policisë Bashkiake të Vlorës, e cila i ka vendosur gjobë qytetarit. Sic shihet nga fleta e gjobës, personi që hodhi mbetjet urbane është shtetasi Astrit Bilbili. Pas ndalimit nga policia ndaj tij është vendosur gjobë 50 mijë lekë të vjetra. .